Cengiz dhe Baby Brown, dy emrat që po depërtojnë në tregun tonë muzikor

Në botën ku po jetojmë kufijtë janë të papërfillshëm.

Me depërtimin e tij, interneti i ka shkrirë barrierat edhe në muzikë.

Kohëve të fundit jemi dëshmitarë të bashkëpunimeve ndërkombëtare të artistëve shqiptarë të cilët kanë zgjedhur emra të huaj për këngët e reja.
E tregun shqiptar të muzikës po e synojnë edhe dy emra nga Gjermania. Fjala është për artistët Cengiz dhe Baby Brown nga Gjermania të cilët kanë ateruar në Kosovë për projekte të reja. I pari njihet si DJ dhe producent teksa i dyti numëron disa projekte që kanë performuar suksesshëm.

Të menaxhuar nga gazetarja Edona Gashi, ata nesër do të mbajnë koncertin e parë në Drenas teksa mësohet se shumë shpejt dyshen mund ta shohim në krijime muzikore me kolegë të tyre shqiptarë.

loading…