Celulari në tualet shkakton vdekjen e adoleshentes, zbuloni çfarë ndodhi

Një adoleshente nga Rusia ka humbur jetën për shkak të celularit. Anastasia, 20-vjece, u gjet e vdekur nga nëna e saj duke mbajtur celularin në një dorë dhe karikuesen në dorën tjetër.

Sipas deklaratës, ajo e thërriste vazhdimisht vajzën por nuk merrte përgjigje. Më pas e hapi derën me forcë dhe gjeti të bijën pa ndjenja. Kur arriti ambulanca, adoleshentja kishte ndërruar jetë.

Raportet mjekësore thanë se vdiq nga një goditje e fortë elektrike.

Pavarësisht paralajmërimeve të autoriteteve, adoleshentët vazhdojnë të mbajnë karikuese në tualet, ndonëse është shkaktar për shumë vdekje të parakohshme.

Muajin e kaluar, një 12-vjecare humbi jetën për të njëjtën arsye.