Celina synon të bëhet golashënuesi më i mirë

Bersant Celian po kalon formë të shkëlqyer te skuadra e tij aktuale, Swansea City.

Mesfushori kosovar e ka nisur në mënyrën më të mirë aventurën te Swansea, duke shënuar dy gola në katër ndeshjet e fundit.

22-vjeçari është shprehur i kënaqur me ecurinë në kampionat duke thënë se dëshiron të përmirësohet edhe më shumë.

“Jam i kënaqur me mënyrën se si po luaj dhe jam i lumtur që jam duke luajtur këtu. Dua të përmirësohem edhe më shumë dhe të shënoj sa më shumë gola”, deklaroi Celina.

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, këtë edicion me Swansean ka bërë 13 paraqitje duke shënuar dy gola dhe një asistim.