MKRS

Çeku e emëroi jashtëligjshëm zëvendëssekretarin, deputetët kërkojnë monitorim urgjent nga KPMSHCK-ja

Deputetët e Kuvendit të Kosovës i kanë kërkuar Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës të zbres në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit për një monitorim të jashtëzakonshëm.

Përmes një letre, të cilën e ka siguruar gazeta Nacionale, deputetët e opozitës kanë bërë me dije se ministri Hajrulla Çeku në mënyrë të kundërligjshme e ka emëruar në pozitën e zëvendëskryetarit Xheladin Krasniqin.

Para dy muajve është raportuar se emërimi i Krasniqit nuk është bërë në përputhje me ligjet në fuqi.

Ariana Musliu-Shoshi e PDK-së, Valentina Bunjaku e LDK-së dhe Alban Bytyqi e AAK-së kanë kërkuat prej këshillit që në mënyrë urgjente të monitorohet ky rast.

Sipas tyre, Krasniqi nuk i ka plotësuar kushtet për të marrë pozitën që ka tani.

“Bazuar në nenin 18, paragrafi 5 të Ligjit për Organizimin dhe Funksionimin e Administrues Shtetërore dhe të Agjencive të Pavarura, zëvendësimin e sekretarit të përgjithshëm në rast të mungesës mund ta bëj vetëm njëri nga drejtorët e departamentit që caktohet nga ministri. Zv. Sekretari aktual z. Xheladin Krasniqi pozitën bazë në MKRS e ka Zyrtar i Prokurimit dhe kjo është në kundërshtim me nenin 18 të Ligjit për Organizimin dhe Funksionimin e Administratës Shtetërore dhe të Agjencive të Pavarura, kjo tregon se z. Xheladin Krasniqi është duke e ushtruar kundërligjshëm pozitën si zv. sekretarit i Përgjithshëm i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit”, është thënë në letrë.

Më tej, vlerësohet se emërimi i Krasniqin po e rreziko seriozisht funksionimi i institucionit më të lartë të kulturës në vend

“Me një sekretar të kundërligjshëm, i cili ka mungesë të dijes dhe përvojës menaxheriale, përveç që janë shkelur të drejtat e zyrtarëve të MKRS-së që janë drejtorë të ligjshëm, rrezikohet seriozisht funksionimi i institucionit më të lartë të kulturës, rinisë e sportit në vend. Bazuar në atë çka u tha më lartë, lusim KPMShCK të veprojë me urgjencë në trajtimin e kërkesës sonë”, është thënë në letrën që deputeteve.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, duket se më shumë po i pëlqen që në pozitën e Sekretarit të Përgjithshëm ta mbajë Xheladin Krasniqin, të cilin e ka emëruar jashtëligjshëm.

Muaj më parë, gazeta ka siguruar vendim qeveritar, ku Bislim Bislimi ishte emëruar Sekretar i Përgjithshëm në MKRS-së. Mirëpo, këtë pozitë nuk ka arritur ta gëzojë asnjë ditë për shkak të presionit të ministrit Çeku, pasi për Çekun më i rëndësishëm në këtë pozitë është Xheladin Krasniqin.

Në këtë vendim thuhet se mandati i Bislimit është për katër vite dhe se MKRS-ja duhet ta zbatojë këtë vendim.

Më tej, Nacionale ka siguruar vendimet që tregojnë se “marrëveshja” më e mirë ishte që Bislim Bislimi të mos vazhdojë si sekretar, por të emërohet si Drejtor Ekzekutiv i Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës.

Gazeta kishte tentuar të kontaktojmë me Bislimin për të kuptuar se pse është futur në garë për sekretar dhe pastaj ka hequr dorë, mirëpo ai nuk është përgjigjur në thirrjet telefonike.

VIDEO BONUS: