Çekia ia mbyll Kosovës një rrugë për në “Euro 2020”, shpresë mbetet Liga e Kombeve

Kosova ka humbur 2 me 1 ndeshjen vendimtare me Çekinë në Grupin A të kualifikimeve për Kampionatin Botëror për të humbur edhe matematikisht shanset për kualifikim nga eliminatoret e rregullta.

Atdhe Nuhiu kaloi “Dardanët” në epërsi në minutën e 50-të, por çekët arritën që të përmbysin gjithçka me dy gola të shpejtë në minutat 71’ dhe 79’. Kral dhe Celustka realizuan golat për fitoren që e çon Çekinë në Euro 2020.

Në tabelë, me vetëm një ndeshje të mbetur deri në fund, Anglia dhe Çekia janë ekipet që kanë siguruar kualifikimin. Anglezët në vendin e parë kanë 18 pikë, e çekët në të dytin 15. Kosova deri tash ka grumbulluar 11 pikë dhe me një ndeshje të mbetur e ka të pamundur të arrijë pozitën e dytë. Mali i Zi e Bullgaria mbyllin grupin me nga tri pikë.

Të dielën, në “Fadil Vokrri” Kosova pret Anglinë në xhiron e fundit të Grupit A.

Pavarësisht këtij eliminimi, Kosova ka një shans tjetër për kualifikim në “Euro 2020”. Kjo përmes Ligës së Kombeve, ku ka arritur në fazën e play-offit në Ligën D. Aty do të takohet me Maqedoninë e Veriut në muajin mars të vitit 2020 dhe nëse fiton përballet me fituesin e duelit Bjellorus-Gjeorgji. Fituesi i play-offit shkon në “Euro 2020”.

loading…