Çekët në përkrahje të romëve, ashkalinjve dhe egjiptasve në Fushë Kosovë, në kuadër të projektit ‘Së bashku për përfshirje sociale në Kosovë’

Programi për të Drejtat Civile në Kosovë, mbështetur nga organizata Qendra e Këshillimit për shtetësi/të drejtat civile dhe të njeriut nga Republika Çeke – PORADNA, si dhe në partneritet me Komunën e Fushë Kosovës, në kuadër të projektit “Së bashku për përfshirjen sociale në Kosovë”, mbështetur edhe nga Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës Çeke për Promovimin e Programit për e Tranzicion, kanë nënshkruar memorandumin e bashkëpunimit në përkrahje të Komunës së Fushë Kosovës për zbatimin e strategjisë dhe planit akcional për përfshirjen sociale të komunitetëve Rom, Ashkali dhe Egjiptian.     

Projekti në fjalë ka të bëjë me përmirësimin e qasjes në përfshirje sociale për komunitet e margjinalizuara në Komunën e Fushë Kosovës.

Aktivitet në kuadër të projektit kanë për qëllim ta sensibilizojnë shoqërinë kosovare në parandalimin e diskriminimit ndaj pjesëtarëve të këtyre komuniteteve.

 Barazia mes komuniteteve përbën një parim themelor i cili krijon themelet e sistemit demokratik dhe shtetit të së drejtës.

Në kuadër të ketij projekti janë organizuar disa konferenca/punëtori dhe vizita studimore.  Si pjesë përbërëse e programit është parapare bartja e përvojës çeke me politikat dhe përvojat, në lëmin e planifikimit të bashkësisë, analizat e gjendjes dhe planifikim strategjik, në nivel komunal, në fushën e përfshirjes sociale pë Komunitet Rom, Ashkali dhe Egjiptian.

Përmes këtyre aktiviteteve pjesëmarrësit, kishin mundësinë të përpilojnë dhe diskutojnë  përparësitë strategjike të planit të veprimit, që është miratuar për të ndihmuar përfshirjen sociale të romëve, ashkalinjve dhe egjiptasve në komunën e Fushë Kosovë.

Ky plan do të përfshijë përparësitë në fushën e shëndetit, punësimit, arsimit, politikës së strehimit e të ngjashme. Si pjesë e projektit,  është themeluar komiteti komunal për veprim,  në përberje të zyrtarëve dhe ekspertëve nga komuna e Fushë Kosovës dhe shoqërisë civile si njohës të kësaj fushe. Duke pas parasysh gjendjen faktike në terren, komiteti ka mbajtur disa takime dhe ka bërë përpilimin dhe miratimin e planit të prioriteteve i cili do të ndihmonte në zbatimin parkatik të strategjisë dhe planit akcional me qëllim të përmiresimit të mbështetjes sociale për komunitetet e lartë përmenduara.

Anëtarët e Komitetit komunal për veprim në lidhje me rëndësinë e çështjeve të parapara në Planin e prioriteteve, përfshirë kapacitetet dhe nevojat e identifikuara për mbështetje në krijimin e një sistemi efektiv të integrimit, të cilat u prezantuan dhe diskutuan në terren me pjesëtarët e komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian si dhe midis autoriteteve përkatëse dhe palëve tjera të interesuara, gjegjësisht organizatave vendore dhe ndërkombëtare.

Diskutimet janë përqëndruan gjithashtu në objektivat që rrjedhin nga Strategjia 2017-2021 për integrimin e këtyre komuniteteve, një dokument i cili ofron një bazë për mbështetje më të madhe për mbrojtjen e këtyre komuniteteve dhe kërkimin e zgjidhjeve të qëndrueshme. 

Në këto aktivitete ekspertët e PORADNA-së nga Republika Çeke prezantuan praktikat më të mira në këtë lëmi të cilat mund të shërbejnë si udhëzues për aktivitetet vijuese. /Ballkani.info/