Tetë çekët e arrestuar gjatë ditës së djeshme në Kosovë për shkak se dyshoheshin se do të bënin provokime në ndeshjen e Kosovës me Çekinë që do të zhvillohet sot, nuk do të mund ta shohin ndeshjen as përmes televizorit.
Përderisa me urdhër të prokurorit 8 çekët e përfshirë në këtë rast janë liruar pas intervisitimit ata janë obliguar të paraqiten dy herë gjatë ditës së sotme në Policinë e Kosovës.
Paraqitjen e parë e kanë pasur në Prishtinë ndërsa paraqitja e dytë do të jetë në Ferizaj. Tetë çekët sipas Policisë së Kosovës janë të obliguar të paraqiten në Policinë e Kosovës në Ferizaj në ora 16:00.
Rrjedhimisht çekët nuk do të mund ta shikojnë ndeshjen e Kosovës me Çekinë as nga stadiumi “Fadil Vokrri” e as nga televizioni.
Majori, Mehetali Hajdini nga Policia e Kosovë i cili është edhe shef i operatives rajonale të Ferizajt, ka thënë për Sinjalin sot se çekët janë të obliguar të paraqiten në stacion në ora 16:00.
“Tetë personat e arrestuar gjatë ditës së djeshme janë të obliguar që gjatë ditës së sotme të paraqiten në stacionit e Policisë së Kosovës. Paradite kanë qenë të obliguar të paraqiten tek Policia e Kosovës në Prishtinë, ndërsa në ora 16:00 janë të obliguar të paraqiten në stacionin e Policisë në Ferizaj”, ka deklaruar Hajdini për Sinjalin.







