Një brigadë ushtarësh çeçenë është nisur drejt frontit të luftës në Ukrainë.

Kështu ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetet sociale, lideri i Çeçenisë, Ramzan Kadyrov.

Në videon që Kadyrov ka postuar shihen ushtarët çeçenë të armatosur deri në dhëmbë.

Ai ka thënë se janë duke shkuar në luftë dhe i ka porositur ukrainasit që të “mos ikin”.

“Shejtanët siç i quani Çeçenët, së shpejti do ju arrijmë. Mos ikni, duam të ju përfundojmë”, ka shkruar ai.