Sanksionet

“Çdo muaj që Serbia do ta vonojë njohjen e pavarësisë së Kosovës kjo taksë të rritet me nga 10%”

Qeveria Haradinaj ka marrë vendim për vendosjen e taksës 10% për produktet serbe.

Serbia, fiton miliona euro çdo muaj nga eksportimi në Kosovë, në të njëjtën kohë zhvillon propagandë të egër “diplomatike” kundër pavarësisë së Kosovë, shkruan Ballkani.info

Autoritetet serbe dhe Bashkimi Europian (BE) kanë kërkuar nga Qeveria e Kosovës që t’i ndaloj sanksionet ndaj Serbisë.

Gazetari, Adriatik Kelmendi në një status në Facebook ka shkruar se Kosova përfiton në të gjitha versionet e mundshme nga sanksionet e vendosura për Serbinë.

Postimi i plotë i Kelmendit

Pse jo?! Sot u vendos 10 % taksë për prodhimet serbe.
Çdo muaj që Serbia do ta vonojë njohjen e pavarësisë së Kosovës kjo taksë të rritet me nga 10 %.
Pas 12 muajsh mbesin dy mundësi: ose e shohim se na ka njohur Serbia, ose se në Kosovë s’ka më prodhime nga Serbia.
Secila shumë më pozitive se sa gjendja që të cilën e kemi sot.
Zgjedh e merr! 
#NormalizimiiMarrëdhënieve