Ministria e shëndetësisë e Iranit tha të enjten se një person po vdes nga koronavirusi çdo dhjetë minuta ndërsa rastet vazhdojnë të ngrihen dhe spitalet arrijnë një pikë thyerjeje, pasi nuh po I përballojnë dot.
Pas disa javësh, me një numër të madh të akuzave për minimizimin e përhapjes së koronavirusit në Iran, qeveria e Teheranit po shprehet përfundimisht për shtrirjen e tmerrshme të infeksionit brenda kufijtë të saj, raporton FoxNews, transmeton Ballkani.info
“Në bazë të informacionit tonë, çdo dhjetë minuta një person vdes nga koronavirusi dhe rreth 50 njerëz infektohen me virus çdo orë në Iran,” tha Kweet Kahanush Jahanpur, zëdhënësi i ministrisë së shëndetësisë në Iran, në Twitter.
Vetëm në periudhën e fundit 24-orëshe, zyrtarët kanë pranuar se rreth 150 iranianë kanë vdekur.
Që në mëngjesin e së premtes, Teherani kishte dokumentuar gati 11.500 raste aktive dhe regjistron se të gjitha janë një gjendje “e butë” ose “jo kritike”, pavarësisht vdekjeve në rritje./Ballkani.info/







