Cavani në përfundim të sezonit kalon te Atletico?

Edinson Cavani sezonin e ardhshëm do të jetë një lojtar i Atletico Madridt.

Janë të sigurta për këtë mediat në Francë të cilat shkruajnë se sulmuesi uruguaian i cili është duke luajtur sezonin e tij të fundit me Paris Saint Germain pasi i përfundon kontrata në verën e 2020-ës, ka arritur marrëveshjen me “Los Colchoneros”.

Parisi do të tentojë ta largojë që në janar “El Matadorin” por Atletico nga ana tjetër kërkon ta marrë në verë me parametër zero. Gjithsesi e rëndësishme është që Cavani sezonin e ardhshëm do të luajë me Atletico Madridin.

loading…