Casemiro zbulon se ishte afër transferimit te Interi

Prej disa vitesh ai është një nga titullarët e mesfushës së Real Madridit ndërkohë që në sezonet është kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të “Los Blancos”, por ai mund të ishte një futbollist i Interit.

Bëhet fjalë për brazilianin Casemiro i cili në një intervistë ka zbuluar një prapaskenë të merkatos.

“Në vitin 2014 mund të shkoja te Interi ose te Sevilla, por në fund zgjodha të shkoja te Porto pasi më bindi një telefonatë e Julen Lopeteguit. Ai është vendimi më i më i mirë që kam marrë në jetën time, sepse kur u ktheva te Reali isha një tjetër lojtar, shumë më ekspert”, deklaroi Casemiro.

loading…