Futbollisti kolumbian, James Rodriguez nuk po arrin të gjej qetësi në karrierën e tij.
Edhe në Katar, Rodriguez nuk po tregohet aspak futbollist serioz.
Të shtunën, ai mori karton të kuq në humbjen e skaudrës së tij, Al Rayyan.
Gjyqtari fillimisht i dha karton të verdhë, por Rodriguez doli totalisht nga vetja dhe iu vërsul gjyqtarit por u ndal nga shokët e tij.
Sjelljet e tij s’i pëlqyen aspak gjyqtarit i cili nuk hezitoi të ia jap kartonin e kuq.
Rodriguez u largua nga stadium duke hequr fanellën dhe duke vrapuar.
Siri, define “losing the rag”. pic.twitter.com/KEd1Iw2jrq
— Alan Feehely (@azulfeehely) October 31, 2021







