Shfaqja e flamurit të Kosovës në Parlamentin e Serbisë prej njërit nga deputetëve të partisë radikale të djathtë “Zavetnici”, Nikola Dragiçeviq, ka ngjallur reagimin e regjimit të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.
Anëtarë të subjektit politik të Vuçiqit e kanë aktivizuar majinën propaganduese, derisa e kanë akuzuar për tradhti deputetin në fjalë.
Zoran Tomiq, anëtar në SNS, e ka quajtur flamurin e Kosovës si “falso” me përplot nervozizëm.
“Pastaj thonë se “Zavetnici” nuk është bllok anti-shtetëror. Në mes të Kuvendit tregojnë flamurin e një shteti falso!”, ka thënë ai.
I menjëhershëm ka qenë reagimi edhe deputetes tjetër në partinë e Vuçiqit, Milica Nikoliq, duke e akuzuar deputetin në fjalë për bashkëpunim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.
“Kaq për opozitën “shtetformuese”! Ata që u kanë mbushur gojën parulla, sot tregojnë flamurin e një shteti të rremë. Jo vetëm anti-shtetëror, por edhe element i Kurtit”, ka shkruar ajo.
+







