Carragher e paralajmëron Kanen: Tani ose kurrë!

Jamie Carragher ka paralajmëruar sulmuesin e Tottenham, Harry Kane, duke thënë se ndoshta po i përfundon koha për t’u transferua te një klub i madh.

Kane, që në korrik mbush 27 vjet, ka zëra se mund të largohet nga Tottenham, duke vënë në alarm Manchester Unitedin dhe Manchester Cityn.

Nëse Kane ka shprehur dëshirën për të lënë Spursat, Carragher thotë se tani është koha.

“Përveç klubeve të Mancesterit, ku mund të shkojë Kane? Dhe sa e mundshme është një lëvizje në Etihad ose Old Trafford?”, deklaroi Carragher për The Telegraph.

“Ka nevojë për një zëvendësues të Sergio Aguero, që është një ndër më të mirët, por është 32 vjeçar.

“Kane në korrik mbush 27. Nuk ia kemi idenë se kur do të hapet afati kalimtar apo nëse sezoni i ardhshëm do të startojë. Nëse Kane nuk largohet së shpejti, situata do të ndërlikohet për të”.