Çarja e re, Rama: Kurti po merret me fushatën në Shqipëri

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama derisa ka komentuar zhvillimet e fundit lidhur me çështjen e vaksinimit antiCovid-19, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po bënë fushatë në Shqipëri.

Kjo përgjigjie e tij pasoi kur u pyet nëse fushata ishte arsyeja se pse zgjodhi ta publikojë mesazhin në të cilin kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i kishte kërkuar atij vaksinimin e mësimdhënësve vendas.

”Jo, Albin Kurti bën fushatë në Shqipëri, unë nuk bëjë fushatë në Kosovë”, u shpreh Rama në ABC news.

Megjithatë mes tjerash, Rama deklaroi se respekton institucionet e Kosovës, përfshirë dhe Kryeministrin Albin Kurti.

”Respektoj institucionet dhe Kryeministrin e Kosovës, pavarësisht se si e ka emrin, dhe pavarësisht se çfarë pozicioni politik apo ku e di unë që e ka dhe unë nuk mund të hy fare tani në këtë mes për të bërë karshillëçe apo kushedi çka”.

Megjithatë referuar raporteve me ish-kryeministrin Ramush Haradinaj, ai përmendi një çështje tjetër.

”Mjafton që të mos qëlloj ku e di unë siç ka qenë në të kaluarën, një kryeministër që të shpifi”.