CARDI B

Cardi B shfaqet shumë provokuese në imazhin për albumin e saj të ardhshëm

Cardi B ndau një imazh mahnitës në Instagram të enjten.

Reperja 31-vjeçare kishte pëllumba letre të bardhë mbi gjoksin e saj të zhveshur me një gjerdan të vendosur në mes të dekoltesë dhe poshtë mbi ijet e saj. Ajo shtoi një kryq në qafë.

Këngëtarja kishte veshur edhe të brendshme që nuk mbulonin shumë lëkurën, shkruan DailyMail.

Bukuroshja, e cila kohët e fundit ndezi thashethemet e pajtimit me bashkëshortin e saj Offset, gjithashtu kishte veshur një vello të bardhë që kishte pëllumba që mbanin lart qoshet.

Ajo dukej sikur ishte gati për një martesë në një klub striptizmi.

Cardi B shtoi këpucë me taka të larta të tejdukshme. /Telegrafi/