Capital T tregon datën e koncertit gjigant që do ta mbajë në stadiumin “Fadil Vokrri”

Reperi i njohur, Capital T, ka njoftuar fansat për datën e koncertit të tij gjigant, “Time Capsule II”.

Ai ka bërë tashmë të ditur datën zyrtare të koncertit, e cila do të jetë 11 gusht, në Stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

“Nëse je këtu, ti je true #TeamKapo. Më 11 gusht në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, djali i qytetit ju merr në udhëtimin më marramendës të verës. Repertori legjendar i Capital T vjen në një koncert LIVE. Ji gati të presësh GJITHÇKA!”, ka shkruar reperi në njoftimin e tij në rrjetet sociale.