Capital T

Capital T rikthehet sërish me “Time Capsule” në Tiranë

Rap-artisti i njohur, Capital T, po rikthehet sërish për një koncert madhështor në Shqipëri.

Lajmin e ka bërë të ditur me anë të një postimi të shpërndarë me ndjekësit në Instagram.

Ai mes tjerash ka zbuluar edhe datën e këtij eventi që do të jetë më 16 gusht (e premte).

Ndërkohë, ishte viti 2019 kur Trim Ademi (emri i vërtetë) organizoi për herë të parë “Time Capsule” në Tiranë, duke thyer rekorde me pjesëmarrjen e fansave.

Më pas, vitin e kaluar e mbajti koncertin në Prishtinë, ku mes shumë yjeve i ftuar special ishte Akon.

Mbetet për t’u parë se çfarë ka rezervuar këtë herë këngëtari i famshëm apo kë do të sjellë.

Sidoqoftë, nuk ka dyshim se do të jetë një mbrëmje e zjarrtë me interpretimin e hiteve të mëdha që ka realizuar ndër vite.