Capital T po hapë shkollë të arteve marciale në Kosovë

Reperi i njohur, Caiptal T, ka bërë të ditur se krahas angazhimeve të tij në muzikë po e zgjeron së fundmi aktivitetin edhe në biznes.

Kjo pasi ai ka menduar të hapë një shkollë profesionale të arteve të përziera marciale, siç e quan ai të parën në Kosovë.

Në një postim të bërë në rrjetin social, reperi emri i vërtetë i të cilit është Trim Ademi, ka publikuar disa fotografi, ku shihet me veshje sportive, me prapavijë një palestër ku zhvillohen artet marciale.

Foto: Capital T/Instagram

Në mbishkrimin e tyre, reperi i hitit “Karma” shkruan se është i lumtur që më në fund kjo ëndërr e tij e kahershme, po “jetësohet”.

“Një prej ëndrrave të mia po realizohet, duke filluar nga shtatori 2022, shkolla e parë e specializuar në arte të përziera marciale në trojet shqiptare”, ka shkruar Capital T në Instagram.

Foto: Capital T/Instagram

Kapo përndryshe njihet për ndryshimin radikal që ka arritur të bëjë ndër vite në trupin e tij.

Nga një djalosh obez në adoleshencën dhe rininë e tij, ai arriti të kthehet në një mashkull ëndrrash për shkak të trupit të palestruar dhe përkushtimin në jetën e shëndetshme – gjë të cilën tashmë e ka kthyer në stil jetese.