Capital T në shumë raste ka bërë publike disa aktivitete humanitare.
Capital T, së fundi ka ndarë me ndjekësit një fotografi në rrjete sociale, në të cilën flet për temperaturat e ulëta.
Në mesin e shumë komenteve, një prej fansave e vlerëson lartë për ndihmën që u ka bërë familjeve në nevojë.
“Gjithmonë është në planet e mia, do të jem shumë aktiv në këtë fushë pamvarsisht që do i shihni shumë publike në rrjete sociale”, ka shkruar reperi.
Kujtojmë që projekti i fundit nga Capital T është “Filma”, këngë që u prit mirë në publik.








