Studio

Çani thumbon Ramën: Ej po si të lodhën ata maskarenjtë atje?!

Kryeministri Edi Rama është thumbuar që në nisje të intervistës së tij në emisionin “Zonë e Lirë” nga gazetari Çani, i cili i ka kujtuar kreut të qeverisë përplasjet dhe tensionin e lartë të debatit që Rama pati disa ditë më parë në një tjetër studio televizive.
Çani ka marrë “mantelin” e Ramës duke e kritikuar kryeministrin që të mos e ndërpresë kur të flasë, një profil që së fundmi kreu i qeverisë e ka shpërfaqur së shumti nëpër studiot televizive, ku i akuzon gazetarët për shpifës dhe njerëz pa etikë.

Cani: A do të vij të ndihmoj unë apo…?

Rama: Po si do më ndihmosh? Do më heqësh këpucët?

Cani: Po si ke qenë? Të lodhën maskarenjtë! C’ke hequr atje tek Neës24 me ata gazetarët

Rama: Ata janë fëmijët e tu të gazetarisë, ata kanë qenë çerra kur ti ishte gazetar…

Cani: Ej të lodhën e?

Rama: Jo jo

Cani: Bëj shaka… më thuaj, atë momentin kur përmend djalin dhe që nuk e harroj kurrë kur shtrihej poshtë krevatit… atë moment pash që ftyra jote u prish pak. Pyetja është, ishe gati duke qarë apo ishte nën aktrim?

Rama: Këtu njerëzit mendojnë se politikanët janë një racë e poshtër që merren për punë të këqija. Policia ka lindur për të bërë mirë e jo keq. Në kushtet tona do duhet të durojmë shumë gjëra por nën kostum ka gjak, kocka, ndjenja, dhimbje… realisht unë shof një degradim të madh në këtë kohë edhe për shkak të rritjes së intensitetit e hapjes së komunikimit.

Cani: Kjo që po bën me paketën anti- shpifje, ti kujton se është zgjidhja?

Rama: Po jo se…

Cani: Ti nuk të lë të flasësh more njeri!

Rama: Sepse këtu ndjehem në të vetmin kazan ku njeriu është i lirë edhe ku realisht kazani i mbledh të gjithë rreth e rrotull.