Superligë

Caktohen referët e xhiros së 32-të të Superligës

Janë caktuar sot përmes shortit gjyqtarët që do t’i drejtojnë ndeshjet e xhiros së 32-të të Superligës së Kosovës në futboll.

Pesë ndeshjet e kësaj xhiroje do të zhvillohen në të njëjtin orar, të dielën nga ora 15:00, shkruan “Gazeta Express”.

Duelin mes Ballkanit dhe Dukagjinit do ta drejtojë referi kryesor Visar Kastrati, kurse përballjen tjetër interesante mes Llapit e Feronikelit ’74 do ta drejtojë referi kryesor Bardh Ajeti.

Në sfidën mes Malishevës dhe Gjilanit, kryesor do të jetë Ilir Mehmeti, ndërsa Genc Nuza u caktua ta drejtojë lojën Drita – Fushë Kosova.

Në fund, sfida Liria – Prishtina do të drejtohet nga Mentor Ajeti.

Deri në fund të sezonit kanë mbetur për t’u luajtur edhe pesë xhiro, ndërsa fundi i kampionatit është bërë mjaft interesant, sidomos gara për titull dhe ajo për t’i ikur barazhit.