Caktohen gjyqtarët e ndeshjes Moldavi-Shqipëri

UEFA ka përcaktuar gjyqtarët që do të vendosin drejtësinë në sfidën kualifikuese të Euro 2020 mes Moldavisë dhe Shqipërisë që do të zhvillohet të hënën në Chisinau.

Do të jetë një 4-she gjyqtarësh anglezë me kryesor 34-vjeçarin Chris Kavangh, i cili për momentin cilësohet si nga gjyqtarët më të mirë në ishull. Asistentë të Kavangh do të jenë Daniel Cook dhe Constatine Hatzidakis, ndërsa gjyqtar i 4-të Stuart Attwell.

Për Chris Kavangh kjo do të jetë sfida e parë në rang kombëtaresh ndërkohë që takimi i fundit që ai ka arbitruar ka qenë ai mes Liverpoolit dhe Leicester që përfundoi me fitoren 2-1 të të kuqëve falë një penalltie të akorduar në fund nga 34-vjeçari në favor të skuadrës së Klopp.

loading…