Cakolli: Sali Berisha dikur bënte montime me Fazlliqin kundër Kosovës, tash po bën fotomontazhe

Ish-zëvendësministri i PDK-së, Bujar Cakolli, ka reaguar pas publikimit të fotomontazhës së Sali Berishës për Hashim Thaçin.

Cakolli ka thënë se Sali Berisha edhe sa kishte pushtet në Shqipëri është marrë me montime, por montimet e tij politike dhe biznesore me Kosovën dhe për Kosovën, atëherë kanë marrë jetë njerëzish.

Tash që ka mbetur pa pushtet, si zanatçi i montimeve, Cakolli ka thënë se Berisha paska nisur të merret edhe me montim të fotografive, duke shpërfaqur kështu dëshirën e kamotshme që Kosova të mbetej vetëm një autonomi nën Serbi, për të cilën punoi me shumë zell. “Sali Berisha e paska bërë një fotomontazh me fytyrën e Hashim Thaçit dhe Aleksandër Vuçiqit.

Por, kjo simbolikë flet më së shumti për vetë Sali Berishën dhe tregon shumë se kush ka qenë dhe vazhdon të jetë ai. Edhe sa kishte pushtet në Shqipëri është marrë me montime, por montimet politike dhe biznesore të Sali Berishës me Kosovën dhe për Kosovën, atëherë kanë marrë jetë njerëzish. Kurse, tash që ka mbetur pa pushtet, si zanatçi i montimeve ai paska nisur të merret edhe me montim të fotografive, duke shpërfaqur kështu dëshirën e kamotshme që Kosova të mbetej vetëm një autonomi nën Serbi, për të cilën punoi me shumë zell.

Mbase tash Sali Berishës po i mungon shumë edhe dashuria për Fazlliqin dhe fazlliqët e rinj, me të cilët, në kohën e mashtrimeve të mëdha ekonomike dhe financiare, ndanin së bashku edhe një apartament. Por, Hashim Thaçi dhe shokët e tij, që i prinë luftës çlirimtare në Kosovë, ua kishin prishur montimet edhe atëherë, prandaj edhe i ka mbetur zanati si zakon për t’i sulmuar!”, ka shkruar Cakolli.