Ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj, ka thënë se në qershor Shqipëria pret vendimin për hapjen e negociatave të anëtarësimit të vendit në BE.
Sipas tij, anëtarësimi i vendit në BE do të jetë një mundësi shtesë, që do e bëjë vendin institucionalisht më funksional, shkruan tch, transmeton Klan Kosova.
“Këtë muaj presim marrjen e rekomandimit për hapjen e negociatave. Raporti i Komisionit presim që të jetë dëshmi e shndërrimit pozitiv që vendi ynë ka bërë në rrugën e pakthyeshme të integrimit Europian. Procesi i integrimit të vendit në BE është edhe më gjerë se kaq”.
“Hapja e negociatave për anëtarësimin, që pritet të bëhet në qershor do jetë një mundësi shtesë që ta bëjmë vendin institucionalisht më funksional”.







