Biznesmeni dhe figura publike Acun Ilıcalı është ndarë nga bashkëshortja Seyma Subasi.
Çifti që u martua në Francë vitin e kaluar, ka nënshkruar divorcin dhe mediet turke kanë raportuar për arsyen që e ka çuar çiftin në ndarje, shkruan Ballkani.info.
Sipas Haberturk.com, është aktori Çagatay Ulusoy ai që ka bërë që çifti të ndahet.
Një fotografi e shkrepur ku Çagatay dhe Seyma shihen duke pirë diçka bashkë ka bërë të flitet për një
romancë apo thënë ndryshe një tradhëti që i është bërë Acunit.
Këto lajme kanë bërë që aktori turk të reagojë përmes rrjeteve sociale.
Ai në Instastory ka hedhur një shkrim ku tregoi se të dy nga ish çifti i ka miq të mirë.
“Edhe vëllai Acun edhe Seyma janë shoktë e mi. Kërkoj që të ndalen shpifjet e kqija që janë të pa kuptimta dhe të pa vërteta” ka thënë Çagatay./Ballkani.info/









