Sali Cacaj

Cacaj demanton Tërnavën dhe Bojën: Rugovës nuk iu la xhenazja, ai u varros i veshur me rroba

Sali Cacaj, i cili ka qenë shef i protokollit dhe anëtar i këshillit për organizimin e ceremonisë e varrimit ka demantuar myftiun e Kosovës, Naim Tërnavën dhe paraardhësit të tij, Rexhep Boja. Cacaj në emisionin Frontal të T7 ka thënë se asnjë rit fetar nuk është kryer gjatë ceremonisë së varrimit të Rugovës.

“Ajo që deklarojnë kushdoqoftë, në këtë rast edhe zori Boja sepse nuk kemi paraparë asnjë ceremoni fetare”, thotë Cacaj.

Ai tregon se ka vepruar kështu pasi kjo ishte një dëshirë e Presidentin Rugova, që vdiq 12 vjet më parë, transmeton Gazeta Express.

Sic thotë Cacaj, i cili ka përcjellë deri në detaje të gjithë ceremominë e varrimit, Presidenti Rugova ka dashur që cdogjë në varrimin e tij të ketë elemente kombëtare dhe njerëzore

“Kemi vepruar kështu sepse kjo ka qenë dëshirë e Presidentit Rugova. Që gjithçka të jetë njerëzore dhe kombëtare”, ka thënë Cacaj.

Po ashtu, ai ka treguar se Presideni Rugova është varrosur i veshur me të gjitha rrobat e tij, përfshirë edhe shallin.

Ndërkaq, myftiu Tërnava të enjten ka thënë në emisionin Pressing se Rugova ka vdekur si mysliman dhe trupin e tij e ka larë Reshep Boja, sipas ritualit fetar.