Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, Ramush Haradinaj, ka prezantuar kandidatët për deputetë të Kuvendit të Kosovës nga Prizreni.
Haradinaj me këtë rast ka thënë se do ta mbrojnë familjen dhe do të ndërprejnë padrejtësitë që iu bëhen qytetarëve në tatimin në pronë.
Në këtë tubim ka marrë pjesë edhe deputetja Albana Bytyqi.
“Prizreni, Kryeqyteti Historik dhe vendi i Lidhjes Shqiptare, sonte festoi me zemër dhe me bindje, për fitoren e Aleancës. Prezenca e qindra qytetarëve tregon më së miri se qytetarët e kësaj anë kanë vendosur për Kosovën Fituese!”, ka shkruar deputetja Bytyqi. /Ballkani.info/











