Bytyqi: Politikat fiskale ndërtohen në bazë të zhvillimit ekonomik

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Tekonolgjisë dhe njëherësh kandidati për deputet nga koalicioni AAK-PSD, Shyqiri Bytyqi, ka theksuar që reformat fiskale duhet të ndërtohen në bazë të zhvillimit ekonomik.

“Kur flasim për reforma fiskale është një fjalë e madhe dhe në këto vite ndryshimet që kanë ndodhur më shumë kanë qenë në aspektin e korrigjimeve sesa që kemi pasë një reformë të thellë fiskale”.

“Para se të bëhet një reformë fiskale dhe të kemi synim të bëjmë një reformë ne duhet të dimë si shtet si Kosovë se cili do të jetë orientimi jonë i zhvillimit ekonomik pasi politikat fiskale duhet të jenë përkrahje e zhvillimit ekonomik të Kosovës”.

Bytyqi në një intervistë në televizionin publik ka thënë që fillimisht duhet të shohim strategjinë e zhvillimit ekonomik dhe mbi këtë të ndërtojmë reformat e politikave fiskale.

“Ne nuk mund t’i ndrysojmë politikat fiskale fillimisht duhet t’i ndërtojmë. Ne kemi një program të shkruar se si do t’i qasemi zhvillimit ekonomik dhe mbi këto parametra ne do të zhvillojmë politikat fiskale”.

Ne si koalicion AAK-PSD e kemi të qartë si do t’i qasemi zhvillimit ekonomik, duke i thënë theks të veçantë zhvillimit të bujqësisë dhe mbi këto parametra të zhvillimit ekonomik ne mund të ndërtojmë politikat fiskale që duhet t’i favorizojnë qoftë prodhimet vendore të caktuara, qoftë produktet e caktuara. Pra, duhet ta kemi një strategji të qartë të zhvillimit ekonomik”, ka thënë Bytyçi.

loading…