Kandidatja për deputete nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Nisma Socialdemokrate – Konservatorët – E30 dhe Ideal, Albana Bytyqi e shoqëruar nga kryetari i Suhrekës, Bali Muharremaj zv drejtorin e Shëndetësisë, Driton Maliqaj kanë mirëpritur mërgimtarin Agron Berisha nga Dejni i Rahovecit.

Mërgimtari, Agron Berisha nga shteti i Suedisë ka sjellë donacion për Qendrën e Mjëksisë Familjarë në Suharekë, raporton Ballkani.info.

Bytyqi përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka treguar në detaje për donacionin.

“Dy shtretër, Dhjetë karroca, Dy printera, Një televizor, Katër pako me pampersa, Një projektor”, ka shkruar ajo.

Bytyqi ka thënë se shprehim mirënjohjen dhe falënderimet tona më të sinqerta për Agronin, i cili vazhdon të kontribuojë pa u lodhur për mirëqenien e qytetarëve të Kosovës.

“U shtofshin njerëzit bujarë dhe të përkushtuar si Agroni!”,ka përfunduar ajo. /Ballkani.info/

Postimi i plotë: