Deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi, ka marrë pjesë në tubimin përmbyllës të fundvitit në njërën nga qendrat e bizneseve në Suharekë.
“Mbrëmje e këndshme sot nga Qendra e Bizneseve në Suharekë, ku u bashkuam për të festuar arritjet e këtij viti dhe për të vlerësuar rolin kyç të bizneseve lokale në zhvillimin ekonomik të vendit tonë”, ka shkruar Bytyqi.
Tutje ajo ka uruar për një vit të ri të mbarë:
“Falënderim për të gjithë biznesët tona që me punën dhe përkushtimin e tyre japin kontribut të çmuar për të ardhmen e Kosovës. Së bashku, drejt sukseseve të reja në vitin që vjen”.
Postimi i plotë:







