Bytyqi në Malishevë: Koalicioni AAK-PSD ka oferta të sinqerta që e bëjnë Kosovën 100% shtet

Ministri në detyrë i Arsimit dhe kandidati për deputet nga radhët e koalicionit AAK-PSD, Shyqiri Bytyqi gjatë tubimit në Malishevë ka treguar arsyet se pse sipas tij duhet të votohet ky koalicion në zgjedhjet e 6 tetorit.

“Beteja jonë e kësaj fushate zgjedhore është më shumë sesa jetike sepse vendi jonë, qytetarët tonë presin ta kenë një kthesë të madhe të mirëqenies dhe të drejtësisë në Kosovë “.

“Fitorja jonë duhet të jetë e domosodshme për vet faktin se ne kemi ofertën më të sinqertë dhe e kemi programin më të mirë dhe kemi parime të cilat i duhen vendit tonë dhe këto të gjitha bëjnë që Kosova të jetë 100% shtet”.

Bytyqi ka theksuae se Kosova ka shumë sfida por i ka dy çështje më të rëndësishme dhe ato janë: mbrojtja e sovranitetit të vendit dhe zhvillimi ekonomik”.

“Me demokracinë sociale që e kemi sjellë si ofertë serioze ne koaliconi jonë AAK-PSD Kosova do të ketë mundë si shumë më të mëdha”.
“Me koalicionin tonë do të kemi më shumë shpresë. Jeni të rresshtuar aty ku është burrështetasi ynë Ramush Haradinaj”.

loading…