Bytyqi në Irzniq: Salla e sportit do të nxjerrë sportistë të njohur

Punimet për sallën e edukatës fizike shkollën e mesme të ulët “Maxhun Çekaj” në Irzniq te Deçanit kishin filluar qysh në vitin 2013.

Sot falë punës së ministrit të Arsimit, Shkencës dhe Tekonolgjisë dhe kandidatit për deputet nga koalicioni AAK-PSD, Shyqiri Bytyqi, është përuruar kjo sallë.

Bytyqi është shprehur i kënaqur për finalizimin e këtij projekti, ndërsa ka thënë që falë kësaj salle sportive do të krijohet ambient më i ngrohtë për nxënësit e kësaj shkolle dhe njëherësh do të nxjerrë sportistë të cilët do të njihen ndërkombtarisht.

“Gradualisht atë gjykimin që e kemi pasur me qeverinë Haradinaj qe ta kompletojmë jo vetëm infrastrukturën shkollore por të kemi edhe infrastrukturë përcjellëse që është po aq e domosdoshme sa edhe infrastruktura shkollore. Tash fëmijët e Irzniqit me rrethinë do kenë mundësi pas finalizimit të kësaj shkolle të kenë pjesën rekreative që është po aq e rëndësishme sa edhe vetë pjesa e edukimit dhe po besoj se nga këtu do kemi zbulim të shumë talentëve”, theksoi Bytyqi.

“Falënderoj ministrin për përkushtimin për tërë infrastrukturën e Deçanit e në veçanti për rastin ku jemi sot në Irzniq, po ashtu meritë të veçantë e ka edhe deputeti, Rasim Selmanaj që e ka filluar këtë ëndërr të bëhet realitet deri më sot”, tha ai.

loading…