Kandidatja për deputete nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Albana Bytyqi ka njoftuar se në ditën e Veteranëve ka takuar ushtarët e UÇK-së.

Bytyqi përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka treguar se takimin me veteranët e ka organizauar kyetari I AAK-së, Ramush Haradinaj.

“Veteranët tanë janë themeli i shtetit tonë dhe simboli i guximit, qëndresës dhe dashurisë për atdhe.

Sot, pata kënaqësinë të isha në pritjen e organizuar nga Kryetari Ramush Haradinaj për nder të Ditës së Veteranit. Kjo ditë është një moment i veçantë për të reflektuar mbi sakrificat sublime të burrave dhe grave të UÇK-së, të cilët vendosën jetën e tyre në shërbim të lirisë së Kosovës. Është detyrë e jona t’i nderojmë ata me vepra dhe ta ruajmë amanetin e tyre për një Kosovë të lirë, të drejtë dhe të zhvilluar.

Faleminderit secilit veteran për kontributin e pashoq që e keni dhënë për lirinë e Kosovës!”, ka shkruar ajo.

Bytyqi ka falendëruar secilin veteran për kontributin në luftën për çlirim.

“Faleminderit secilit veteran për kontributin e pashoq që e keni dhënë për lirinë e Kosovës!  Bashkë për të nderuar të kaluarën dhe për të ndërtuar një të ardhme më të mirë!”, ka shkruar ajo.

Postimi i plotë: