Bytyqi: Mbi një milion euro për një shkollë moderne në Kaçanik

Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, ka njoftuar se është vënë gurthemeli për ndërtimin e një shkolle në fshatin Doganaj të Kaçanikut.

Në një postim në llogarinë e tij në Facebook, Bytyqi ka shkruar se për ndërtimin e kësaj shkolle moderne do të shpenzohen mbi një milion euro.

Ai ka thënë se janë zotuar për të investuar në objekte moderne në funksion të ngritjes së cilësisë në arsim.

Postimi i plotë:

Mbi një milion euro për një shkollë moderne në Kaçanik

Vënia e gurëthemelit për ndërtimin e një shkolle të re, është lajmi më i mirë që i kemi dhënë sot fshatit Doganaj të Kaçanikut.

Bashkë me kryetarin e Komunës, z. Besim Ilazi, të parin e Nismës në Kaçanik, z. Agim Çaka, deputetë e zëvendësministra të kësaj zone, morëm pjesë në këtë ceremoni festive për shkollën fillore “Ali Asllani”.

Nuk është vetëm një premtim i realizuar, por është edhe obligim i yni që ne, si Ministri e Arsimit, jemi zotuar për të investuar në objekte moderne në funksion të ngritjes së cilësisë në arsim.

Angazhimi ynë i sinqertë, çdo ditë, në çdo vend të Kosovës, po jetësohet dhe po jep frytet e saj.

loading…