Bytyqi i bashkohet kritikave ndaj përzgjedhjes së bordit të RTK-së: LVV, kjo shkatërruese e madhe

Deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi, ka kritikuar përzgjedhjen e bordit të RTK-së duke thënë se procesi ka qenë jotransparent, joprofesional dhe që ka pasur pyetje tendencioze për kandidatët.

Bytyqi i është bashkuar juristet Flutura Kusari në kritikë ndaj këtij procesi. Ajo ka hedhur akuza ndaj partisë që është në pushtet, për këto parregullsi. Bytyqi ka marrë pjesë në procesin e zgjedhjes së bordit të ri. Ajo shton se ka nuk e ka nënshkruar procesverbalin dhe se ka abstenuar në shenjë proteste ndaj procesit.

“Vetëvendosje, kjo shkatërruese e madh. Sot, kam qenë pjesë e një procesi shumë të rëndësishëm e njëkohësisht tejet zhgënjyes, atë të komisionit për anëtar të bordit të RTK-së, plotësim i bordit, një proces aspak transparent, jo profesional e me pyetje tendencioze, jashtë atyre që ne si grup i kemi formular, duke shkelur njëkohësisht praktikën e britanikëve të cilët i mbikëqyrin këto procese. E gjendur para një situate të tillë, unë nuk kam nënshkruar në procesverbal dhe kam abstenuar”, ka shkruar ajo.

“Veç Vetëvendosje ka kaq shumë aftësi për t’i dhënë shkelmin e shkatërruar gjithçka. Sa keq në ç’ditë kemi ardh!, shtoi ajo.