Bytyçi: Liderët politikë në Kosovë më të emancipuar se ata në Shqipëri

Analisti Enver Bytyçi, i ftuar në RTV Ora, krahasoi politikën e liderëve politikë të Shqipërisë me atë të Kosovës.

Bytyçi tha se institucionet dhe liderët politikë në Kosovë janë më të emancipuar se në Shqipëri.

Ai u shpreh se Kosova i ka zgjidhur problemet nëpërmjet zgjedhje të reja ndërsa, sipas tij, e kundërta ndodh në Shqipëri.

Enver Bytyçi: “Politika në Kosovë, institucionet dhe liderët politikë janë shumë më të emancipuar sesa institucionet dhe liderët politikë në Shqipëri për sa i përket zgjidhjeve politike. Çdo krizë politike në çdo vend të botës, në vendet demokratike, e ka zgjidhjen tek votimet e reja, tek votëbesimi, tek qytetarët. Në Kosovë kjo praktikë është ushtruar vazhdimisht.

Sa herë që ka pasur kriza institucionale, Kosova nuk ka pasur nevojë të bëjë protesta, të djegë institucione përveç rastit të demarkacionit që ishte jashtë natyrës së qeverisjes, i ka zgjidhur problemet brenda sistemit, nëpërmjet zgjedhje të reja, thirrjes së sovranit për të diktuar zgjidhjen. E kundërta ndodh në Shqipëri.”

loading…