Gazetari Berat Buzhala ka thënë se shkarkimi i drejtorit të AKI’së, Kreshnik Gashi, është një gabim trashanik i kryeministrit Avdullah Hoti. Sipas tij, kryeministri dhe presidentja në detyrë, Vjosa Osmani po duan të marrin rol proaktiv kundër krerëve të UÇK’së.
Buzhala përmes një shkrimi në rrjeitn social Facebook, ka thënë se rrënjët e një vendimi të tillë janë në Tribunalin Special.
“Hoti dhe Osmani duket qe tash po dojne me marre rol proaktiv kunder krereve te UCK’se qe jane te arrestuar.”, ka shkruar tutje ai.
Postimi i plotë:
Shkarkimi i drejtorit te AKI’se, Kreshnik Gashi, sipas te gjitha gjasave eshte nje gabim trashanik i Kryeministrit Hoti. Ai eshte shkarkuar kinse per kasaforten, por rrenjet jane ne Tribunalin Special. Hoti dhe Osmani duket qe tash po dojne me marre rol proaktiv kunder krereve te UCK’se qe jane te arrestuar.
Krejtesisht e panevojshme. Kemi me ia ni krismen.







