Buzhala për arrestimin e Molliqajt: Albin Kurti dhe Xhelal Sveçla po i hakmerren politikisht

Gazetari Berat Buzhala ka reaguar pas arrestimit të dhunshëm të kryetarit të Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqajt.

Në një postim në Facebook, Buzhala pyet Policinë e Kosovës, pse nuk po arrestojnë Rakiçin dhe bandat në veri, teksa shton se Albin Kurti dhe Xhelal Sveçla po i hakmerren politikisht Dardanit, shkruan Demokracia.com.

“Naten, pa ftese, neper terr, me maska, pa fletarrest, arrestohet Dardan Molliqaj. Per me arrestu Dardanin moren pjese dhjetera police te njesive speciale.

Pse s’po shkoni me arrestu Rakicin dhe bandat ne veri?

Albin Kurti dhe Xhelal Sveqla po i hakmerren politikisht Dardanit.

Ky eshte stili i Putinit te ri te Ballkanit. Keto kukullat opozitare ku jane?”, ka shkruar Buzhala.

Dardan Molliqaj u arrestua për veprën sulm ndaj personit zyrtar, në protestën e së shtunës kundër shtrenjtimit të rrymës.