Gazetari Berat Buzhala ka treguar se Luan Dalipi para se të merrte postin e shefit të stafit të Albin Kurtit kishte kompaninë Management Development Associates.
Ai ka thënë se pasi mori postin, kompaninë ia kaloi vëllait të tij Driton Dalipit.
“Pra, o huta, puna eshte keshtu: Luan Dalipi eshte shef i stafit te Albin Kurtit. Njeriu kryesor i tij per qeverisje. Para se me shku ky luan te Albin Luani, e ka pase nje kompani qe quhej MDA. Kur ka shku Luani te Albini, kompanine ia ka lane vellaut Dritonit”, ka thënë Buzhala.
“Vellau Dritoni ka fitu tendera ne pune te shtetit. Tash se fundmi paska konkurru me i licencu me ble e me shite struje. A pe dini struje? Martini e kta?”, ka shtuar Buzhala.
“Luani, i pyetur nga mediat, paska thane “le ta provon vellau fatin edhe ne kete biznes”. Oh ma thej pasha te lumin Allah. Inshallah Luani me shoke vijne masdarke edhe ne dhoma ta gjumit ju hijne”, ka thënë ai.
Listës së gjatë të kompanive të afërta me Lëvizjen Vetëvendosje dhe Albin Kurtin në lidhje me shit-blerjen e energjisë elektrike, i është shtuar edhe një kompani, ajo e vëllait të shefit të kabinetit të Kurtit, Luan Dalipit, duke forcuar edhe më shumë mafinë energjetike. Kjo kompani ka aplikuar për licencë në ZRrE vetëm pak ditë para se mijëra biznese të Kosovës të dalin në tregun e hapur për furnizim me energji elektrike.







