Buzhala – Kurtit: Je manipulant i klasit të parë, pse s’po del me thënë se 56000 veta po dojnë me ikë prej Kosovës

Pas lajmit se mbi 56 mijë kosovarë kanë aplikuar për terminë, për viza pune në Gjermani, ka pasur  kritika të shumta në drejtim të Qeverisë Kurti. Gazetari Berat Buzhala e ka quajtur Kurtin dhe Qeverinë e tij “manipulantë të klasit të parë”.

Sipas Buzhalës në kohën kur janë rritur të hyrat nga diaspora, Kurti thoshte se qytetarët po i besojnë Qeverisë së tij, ndërsa tash me këtë numër të madh aplikimesh për viza ai s’po reagon.

“Qe pse Albin Kurti dhe shpura e tij jane manipulant te klasit te pare:

– Kur u rriten te hyrat prej diaspores kete vit, dilke me tupan neper studio tuj bertite qysh “njerezit po i besojne me shume kesaj qeverie, prandaj po çojne ma shume pare ne Kosove”.

– Kur Ambasada gjermane tregon qe 56000 veta kane apliku per viza ne dhjetor, pse nuk po del tash ai me thane qe keta 56000 po dojne me ike prej Kosoves se nuk po besojne ne kete qeveri.”

Buzhala po ashtu ka ironizuar duke thënë se ndoshta në Qeverinë Kurti besojnë më shumë ata që nuk jetojnë në Kosovë.

“A ndoshta ne kete qeveri me se shumti po besojne ata qe nuk jetojne ne Kosove.

Njojt edhe Erdoganin, ma se shumti e dojne turqit qe jetojne ne Gjermani“, ka shkruar Buzhala.