Berat Buzhala, drejtori i Gazetës Express, ka dënuar sulmin ndaj gazetarit hulumtues, Visar Duriqit.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Buzhala ka shkruar se sulmet ndaj gazetarëve nuk kanë qenë të këtij lloji që prej shpalljes së pavarësisë.  

“Klime e përshtatshme per te rrahur gazetar. Kurrë nuk ka qene keshtu, qe prej shpalljes se pavaresise. Dy rrahje te gazetareve, vec pse shkruajnë dhe flasin ashtu siç mendojnë. Me heret Valoni, sot Duriqi, e neser nje tjeter”, ka shkruar Buzhala.

Tutje, Buzhala ka kritikuar Albin Kurtin, kryeministrin në ardhje për mos reagim ndaj sulmit që i është bërë Duriqit.

“Nuk eshte problemi tash vec pse jane rrehe dy gazetare, por problemi eshte te ekzaltizimi i nje pjese te rinise ne rrjete sociale per keto rrahje. Ne anen tjeter, kryeministri ne ardhje, i cilin reagon plot me dhembushuri – me te drejte – kur rrahet Nikolla i vogel, djali i Nenadit, mirepo nuk e flet asnje fjale kur rrahen gazetaret, sepse keta te dyte nuk ishin militantat te tij, kurse baba i Nikolles ishte aleat i tij”, ka shkruar Duriqi.

Visar Duriqi, gazetari hulumtues dhe autori i emisioni “InDoks” është sulmuar mbrëmë fizikisht pranë hyrjes së banesës së tij në Fushë Kosovë.

Duriqi është sulmuar nga tre persona ende të paidentifikuar, me ç’rast i është thyer hunda dhe dhëmbët.