Butrint Imeri sqaron një herë e mirë të vërtetën rreth raportimeve të tij me Kiara Titon

Këngëtari i njohur Butrint Imeri ka qenë gjithmonë shumë i përfolur për jetën e tij private.

Ai përflitej se ishte në një lidhje me prezantuesen Kiara Tito, por që të dy këta nuk e pranuan kurrë publikisht një gjë të tillë.

Së fundmi, këngëtari Imeri ua dha fansave të tij në Instagram mundësinë që t’i parashtrojnë nga një pyetje, dhe në të kundërtën ata do merrnin përgjigje nga ana e tij.

Një prej ndjekësve u tregua kurioz duke i drejtuar atij pyetjen: “Thuajse sonte çfarë ke me Kiara Titon ose hesht përgjithmonë?”.

Ndërkohë Butrinti me një buzëqeshje të lehtë u përgjigj duke thënë: “Kiara Titon e kam shoqen më të mirë nga Tirana”.

View this post on Instagram

Good morning ?

A post shared by BUTRINT IMERI (@butrint_official) on

Me këtë ai sikur la të kuptohet se mes dyshes shumë të përfolur nuk ka asgjë më shumë se një miqësi të mirë.

Kujtojmë që prezantuesja Kiara Tito ka qenë pjesë e një prej klipeve të Butrintit, ” Hajt hajt”, që është pritur shumë mirë nga fansat e tij.