Butragueno mbështet Lopeteguin

Drejtori për marrëdhënie institucionale te Real Madridi, Emilio Butragueno i ka dalur në krahë trajnerit të shumë kritikuar të “Los Blancos”, Julen Lopeteguit.

Presioni mbi Lopeteguin sa vjen e shtohet me ish përzgjedhësin e Spanjës që nuk ka arritur të fitojë në 4 ndeshjet e fundit në të gjitha kompeticonet, në të cilat ka dështuar të shënojë edhe gol.

Sidoqoftë, Butragueno ka shprehur besimin e tij te trajneri i Real Madridit të cilët sot takohen në “Santiago Bernabeu” me Levanten.

“Ne kemi një staf të mrekullueshëm të trajnerëve. Ne ju besojmë atyre dhe jemi besim plotë se do të kemi një sezon të mirë. Real Madridi shkon për të fituar në secilën fushë dhe në secilën ndeshje luajmë për tifozët tanë në të gjithë botën”, deklaroi Butragueno.

Real Madridi ndodhet në pozitën e 5-të në La Liga por me një fitore potenciale sot ndaj Levantes mund të bëhet lider me shpresën që të përfitojë nga përballja direkte mes Barcelonë dhe Sevillas.