Eurodeputeti gjerman, Reinhard Butikofer, ka reaguar rreth deklaratave të Milorad Dodik, se dëshiron t’i bashkojë në një shtet, Serbinë, Kosovën, Malin e Zi dhe Republika Sërpskan në Bosnjë e Hercegovinë.

Ai i ka kërkuar shefit të diplomacisë së Bashkimit Evropian Josep Borrell, që t’i marrë seriozisht këto deklarime.

Eurodeputeti gjerman, e ka shpërndarë edhe një reagim të

“Të lutem Josep, merre seriozisht”, ka shkruar ai në platformën X dhe ia ka bashkëngjitur pjesën e intervistës së Dodikut.

Lideri i Republika Sërpskas, në BeH në mediumin rus Sputnik ka folur rreth disa çështjeve që sipas tij e “shqetësojnë” atë dhe mikun e tij, presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq.

.@JosepBorrellF: Please, Josep, take that seriously! https://t.co/eRhqxcT6zP

— Reinhard Bütikofer (@bueti) January 10, 2024