Buta i bën ‘diss’ të fuqishëm me një freestyle reperit Fero, ‘çmenden’ fansat

Të dy janë një ndër reperat më të famshëm që po arrijnë një sukses mjaft të madh, madje dhe shumë të dashur nga publiku shqiptar dhe jashtë saj, dhe e kemi fjalën për reperat Buta dhe Feron.

Fero është një ndër reperët më të suksesshëm dhe të dashur për të gjithë publikun shqiptar dhe kosovar.

Ai është gjatë gjithë kohës në vëmendjen e mediave rozë jo vetëm nga ana profesionale por edhe nga jeta e tij private i cili tashmë është i lidhur me modelen e njohur brune Arbenita Ismajli.

Por mos të lëmë pa përmendur dhe reperin e fuqishëm i cili është Buta, ku po korr çdo ditë e më shumë një sukses të madh nga ana profesionale e tij në botën e muzikës.

Së fundmi, reperi Buta ka qenë i ftuar në një emision për të treguar arsyen pse është ndër artistët më të veçantë të kësaj muzike.

Ai ka bërë dhe një “freestyle” në minutën 21:05 ku fansat mendojnë se është dedikim për reperin Fero.

Por një pjesë e performancës së tij ka shumë fjali që i shkojnë direkt reperit Fero për të cilën fansat mendojnë se ky është një nga diss-et më të forta drejtuar Feros deri më sot.