Sergio Busquets nuk do të luajë me asnjë ekip tjetër veç Barcelonës në Europë, por karriera e tij nuk do të përfundojë me katalanët.
Mesfushori spanjoll, i cili ka një kontratë të vlefshme deri në vitin 2023 tha se në futboll asgjë nuk është e parashikueshme dhe se në të ardhmen do t’i pëlqente të luante në Major League Soccer.
Indiciet janë për një transferim të bujshëm në klubin e David Beckham, Inter Miami, por një lëvizje e tillë mund të konkretizohet të paktën pas 2 sezoneve.







