Bushati: PD dobësohet nësë Berisha bën kritikën e Bashës dhe Basha rri si eunuk

Analisti Andi Bushati ka thënë se Partia Demokratike do të dobësohet nëse Sali Berisha i bën kritikë Lulzim Bashës duke dialoguar me bazën e PD-së, ndërsa Lulzim Basha qëndron në zyrën e tij.

“Berisha do të bëjë kritikën e Bashës duke dialoguar me bazën dhe Basha do të qëndrojë te zyra ku mban vulën, duke u sjellë si eunuk siç është sjellë deri tani, Basha vetëm dobësohet”, u shpreh Bushati.

Andi Bushati theksoi se publiku shqiptar është i zhgënjyer nga mënyra se si u soll kreu i PD-së me ish-kryeminsitrin Berisha.

“Kjo do të dobësojë jo vetëm Basha, por të gjithë Partinë Demokratike sipas analistit”, u shpreh ai në emisionin “Shock”