Burri vret gruan shtatzënë, Krasniqi: Tragjike, mizore, çnjerëzore

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi. ka reaguar ndaj vrasjes mizore të gruas shtatzënë që u bë sot në oborrin e QKUK-së në Prishtinë. 

Krasniqi thotë se kjo ngjarje është  tragjike, mizore, çnjerëzore.

Sipas tij, dhuna me bazë gjinore është alarm urgjent për të gjitha institucionet e shtetit. Duhet të veprohet sot. Shpejtë. Pa kompromis!

Gjithashtu, Krasniqi fton organet e drejtësisë të reagojnë me tërë fuqinë dhe kompetencën e tyre ndaj autorit

“Tragjike, mizore, çnjerëzore! Pa fjalë nga krimi në QKUK, ku një burrë dyshohet se ka vrarë ish-gruan e tij shtatëzënë. Ngushëllimet më të thella familjes për humbjen e familjares së tyre.
Megjithëse është vështirë të gjendet dënim që shpaguan këtë krim makabër, ftoj organet e drejtësisë të reagojnë me tërë fuqinë dhe kompetencën e tyre ndaj autorit. E kam thënë ditë më parë, po e përsëris edhe sonte: dhuna me bazë gjinore është alarm urgjent për të gjitha institucionet e shtetit. Duhet të veprohet sot. Shpejtë. Pa kompromis”, është shprehur Krasniqi.